Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, sqaroi arsyet që e shtynë partinë e tij të mbështesë kthimin për rishqyrtim të Ligjit për Gjykatën Speciale


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka sqaruar arsyet e ndryshimit të qëndrimit të partisë së tij lidhur me nismën për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Gjykatën Speciale, pasi fillimisht deputetët e PDK-së kishin kundërshtuar një veprim të tillë. Tahiri ka bërë të ditur se PDK-ja fillimisht nuk e kishte mbështetur kthimin e ligjit, por pas konsultimeve me ekspertë që përcjellin proceset gjyqësore në Hagë, kishte vendosur ta rishikonte qëndrimin. Sipas tij, vlerësimet e këtyre ekspertëve i kishin bindur se ndërhyrjet e propozuara ligjore mund të ndihmonin në fuqizimin e ligjit dhe në përpjekjet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Pra, ndryshimi i qëndrimit të PDK-së erdhi pasi partia kaloi nga kundërshtimi fillestar në mbështetjen e kthimit të ligjit për rishqyrtim, duke u thirrur në konsultimet juridike dhe kërkesat e paraqitura pas 16 shtatorit, ditë të cilën Tahiri e cilësoi si të rëndë për Kosovën. Ai ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të shihet si interes partiak, pasi procesi në Hagë, sipas tij, përbën një betejë kombëtare dhe jo politike, që prek Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.  “Ne kemi qenë të vetëdijshëm që politikisht kthimi i ligjit ka me dëmtu reputacionin e PDK-së, mirëpo a po duam me kontribu në procesin në Apel apo me përdorë ligjin për kartë politike?”, ka deklaruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi: Po injorohen rekomandimet e shoqërisë civile dhe propozimet e opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mënyrën …