Haki Demolli

Demolli: Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është peng i Listës Serbe

Duke folur për të arriturat dhe synimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri i FSK-së, Haki Demolli ka theksuar se FSK-ja është e gatshme për t`u shndërruar në ushtri dhe ka kryer të gjitha proceset që i takojnë përfshirë draft ligjin i cili është dërguar Qeverisë si dhe përgatitjet tjera ushtarake. Ai theksoi më tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si ne aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor ne si Ministri e kemi përgatitur draft ligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draft ligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedoj në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në kuvend dhe sidomos për shkak mos gatishmërisë së Listës se Serbe që të mos japin votën ky proces është shtyrë, tha në mes tjerash ministri i FSK-së, Haki Demolli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …