Bajram Hasani

Bajram Hasani: Ministria e Arsimit po investon në shkolla në kohë fushate

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bajram Hasani, ka thënë se Ministria e Arsimit është duke bërë investime në shkolla në kohë fushate. Ai thotë se PDK-ja po mundohet që ta përdorë krejt forcën e saj për të fituar Drenasin. “Çdo ditë me vetura zyrtare ata shkojnë në Drenas për qëllime partiake. Madje, ata kanë filluar t’i përdorin edhe paratë e shtetit për t’i arritur qëllimet e tyre. E lexova një lajm që sot Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri Arsim Bajrami e të tjerë po marrkan pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e sallës së Kulturës Fizike në një shkollë në Drenas. Besoj se gjithsecilit prej nesh i lind dyshimi pse pikërisht po bëhet në kohë pak para mbajtjes së zgjedhjeve në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …