Ali Ahmeti pati takim pune me eurodeputet: Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtajn

Ali Ahmeti pati takim pune me eurodeputet: Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtajn

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ka realizuar takim pune me euro-deputetët Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtajn. Kryetari Ahmeti dhe evro-deputetët diskutuan për zhvillimin e fushatës prazgjedhore, ditën e zgjedhjeve, sundimin e së drejtës si dhe për periudhën pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Lideri i BDIsë Ahmeti foli për gatishmërinë e BDIsë për të kontribuar në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe të pranueshme nga të gjitha palët.

 Duke folur për periudhën paszgjedhore, Kryetari Ahmeti tha që mandati i ardhshëm qeverisës do të jetë shumë i rëndësishëm dhe përmbyllës për tema kyçe, siç janë anë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe. Bashkëbiseduesit gjithashtu analizuan përplasjen e ideologjive të ndryshme në vend dhe rajon dhe përpjekjet për shtrirje të ndikimit nga rryma që kanë për qëllim të devijohet vendi dhe rajoni nga orientimi EuroAtlantik. Kryetari Ahmeti ritheksoi mbështetjen për Prokurorinë Speciale dhe për përmbyllje të mandatit të saj në mënyrë të paanshme dhe pa paragjykime politike dhe etnike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …