Hajredin Kuçi: Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duhet ta duhet të pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës

Hajredin Kuçi: Albin Kurti duhet ta pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës. Ai ka thënë se Kurti ka ardhur më vonë në skenën politike dhe se nuk bën pjesë në historinë me të re të vendit. “Historia nuk ndryshon, Thaçi është pjesë e saj. I kam thënë Thaçit, kundërshtarët e tu duan t’i rrënojnë proceset ku ti ke marrë pjesë”, shtoi ai. Kuçi, po ashtu ka deklaruar se nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Pasi siç ka thënë ai është një ndër themeluesit e këtij subjekti dhe se mungesa e tij në skenën politike ka qenë si pasojë e angazhimit në fusha të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane: Gati për forcim të partneritetit me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, kërkohen veprime konkrete

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se është …