Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë “palaço” . Duke folur për zhvillimet ndërkombëtare, Abazi theksoi se Kosova duhet të jetë më e përgatitur përballë ndryshimeve gjeopolitike radikale që po ndodhin në botë, duke paralajmëruar se vendi nuk ka kapacitet për t’i përballuar vendimet e fuqive të mëdha ndërkombëtare. “Neve jo që duhet me na frikësu, por me na bë që me qenë të përgatitur, që çdo lloj formulimi i fjalive që thotë palaçoja kryeministër duhet me qenë aq të kujdesshëm, se jemi 1.8 milion, edhe e dyta nuk kemi asnjë lloj fuqie me i bë ballë vendimeve radikale që ndodhin në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Abazi.
