Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus

Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus. Demolli me këtë rast falënderoi ambasadorin Markus për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar në veçanti edhe rolin e ambasadorit Markus në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë. Ai shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës në Evropë. Ambasadori Markus, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …