Kryekuvendari Veseli: Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë pa viza

Kryekuvendari Veseli: Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë pa viza

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.   Në këtë takim, u arriti pajtimi  që grupet parlamentare të nxjerrin një deklaratë të përbashkët, rreth procesit të liberalizimit të vizave, në veçanti për kriterin e demarkacionit, për t’i garantuar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian se Kosova është e gatshme të përfundojë shënimin e kufirit me Malin e Zi, mirëpo duke bërë të ditur se ka dallime midis forcave politike lidhur me këtë çështje.  Përfaqësuesit e opozitës, Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Zafir Berisha nga Nisma, shprehën edhe njëherë qëndrimet e tyre lidhur me versionin aktual të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo theksuan përkushtimin për të qenë pjesë e deklaratës së përbashkët dhe e angazhimit në diplomacinë parlamentare, në funksion të lobimit për procese me interes për Kosovën.   Në këtë takim munguan anëtarët e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …