leoni

Haliti reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it

Reduktimet e energjisë elektrike që sot kaluan mbi 6 orë, kanë shkaktuar shqetësime tek qytetarët e komunës së Vitisë, posaçërisht tek udhëheqësit komunal. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur indinjatë lidhur me reduktimet e gjata të ditës së sotme dhe ka theksuar se ndërprerjet e energjisë elektrike në kohën kur mërgimtarët po qëndrojnë në pushime në Kosovë, janë të pajustifikueshme. ‘Po ashtu, temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë dhe me ndërprerjet e energjisë deri në gjashtë orë, po e vështirësojnë jetën e qytetarit tonë. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të analizoj situatën dhe të anashkaloj reduktimet e energjisë elektrike’.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …