KKSB në Han të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Korrik

Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Korrik

KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2.Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunë gjatë muajit Korrik

3.Të ndryshme

Me punën e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, lidhur me gjendjen e sigurisë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.

Toger Nuhi Dema komandant i stacionit policorë në Han të Elezit tha se muajin Korrik mundë ta vlerësojmë të qetë dhe pa ndonjë rast serioz të kërcënimit të rendit dhe qetësisë publike. Gjatë muajit Korrik janë raportuar 9 raste të cilat do të trajtohen me proceduar të rregullta.

Edhe nga Policia e vijës së gjelbër raportohet për gjendje stabile dhe pa ndonjë cenim të rregullave kufitare. Bujar Rexhepi nga kjo njësi tha se gjatë muajit janë raportuar vetëm dy raste të tentim kalimit ilegal të kufirit.

Takimi i KKSB-së ishte rast që të trajtohen edhe zhvillime aktuale në komunë.

Kryetari Suma i njoftoi të pranishmit edhe mbi procesin e vaksinimit në komunën e Hanit të Elezit. Sipas kryetarit Suma gjatë muajit Korrik janë vaksinuar 851 qytetarë të komunës, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë vaksinuar 1954 qytetarë.

Sipas kryetarit Suma ardhja e bashkatdhetarëve ka shtuar numrin e automjete me ç ‘rast është apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

Duke marrë parasysh temperaturat e larta të cilat po mbizotërojnë kohët e fundit, nga KKSB-ja apelohet te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga rreziku për zjarret eventuale. Edhe nga Policia e Kosovës u kërkua që të parandalohet çfarëdo aktiviteti që mundë të ketë potencial për zjarre.

U theksua në veçanti edhe çështja e keqpërdorimit të ujit në këtë kohë kur janë shtuar tej mase kërkesat për ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …