Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Pushtetarët tanë heshtin me qëllim për bëmat e serbëve të Serbisë, që veprojnë në Kosovë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar pas heshtjes së çuditshme institucionale ndaj ndërtimeve në veri të vendit nga serbët. Ai këtë dukuri e ka quajtur proces rikolonizues dhe ripushtim të vendit pa luftë, dy dekada pas luftës çlirimtare.“Heshtja e pushtetarëve të Kosovës për bamat dhe të pa bamat e serbëve e të Serbisë që veprojnë në Kosovë është e qëllimshme dhe vasale! Të rikolonializohet Kosova pas njëzet vite çlirim, të ndërtohen vendbanime te reja fshatra te pa qena e të rikthehen koloni të reja në shekullin XXI dhe gjithë kjo të kalojë në heshtje, nuk mund të tejtë ndryshe por  është e qëllimshme. Të pranosh të dialogosh për kthimin e kolonëve do të thotë ma shumë se vasalitet, pranim i ripushtimit pa luftë turp dhe faqja zezë”. ka shkruar Halitjaha.

Ai thotë së është e paarsyeshme kjo pritje në heshtje e pushtetarëve tonë që nuk reagojnë. Sipas tij kjo është tregues i mishëruar më shekuj që të durojmë dhe të vazhdojmë të durojmë. “A mos vallë presin pushtetarët tanë që vet të bëhen të mëshirshëm serbët kolonizatorë?! A mos vallë presin nga Evropa, që na ndau copë-copë në katër shtete dhe pranë syve të tyre u dëbuam nga atdheu ynë, në Turqi me mijëra e miliona shqiptarë të degdisur nëpër botë. I mjerë ky popull nga qeverisjet e keqija kundër-popullit. Apatia e popullit tonë është e çuditshme, a thua humbje e shpresës apo shpërlarje e trurit?. Si duket pushtuesit shekullorë e kanë mësuar të durojnë  pafund dhe të i akceptojnë  gjërat e jashtëzakonshme si të zakonshme! Si rregull, çdo gjë ka fund. Ma mirë një fund qoftë edhe i keq,  se sa një e keqe pa fund”, ka theksuar, Sadik Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …