Hami Aksyou: Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turq, misioneve dhe zyrtarëve të tjerë të saj

Hami Aksyou: Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turq, misioneve dhe zyrtarëve të tjerë të saj

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e medieve. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”. Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turq, misioneve dhe zyrtarëve tjerë. “Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të  Kosovës u është  rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në  vend është  kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që  të  veprojnë  në  kuadër të  obligimeve të  tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke, transmeton lajmi.net

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”. Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë. “Ne gjithashtu presim që  miqtë  tanë  të  kenë  një  qasje të  kujdesshme dhe të  pakompromis ndaj veprimeve  të  këtyre anëtarëve të  organizatës terroriste dhe qarqeve që  i mbështesin ato. Nga ana tjetër, lajmet provokuese në  mediet që  kanë  për qëllim Ambasadën tonë, veçanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që  u deportuan nga Kosova ishin në  Ambasadën tonë  në  Prishtinë  janë  të  pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë  dhe dënojmë  me forcë manipulimet e tilla të  dëmshme të  medieve”, përfundon komunikata. Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq. Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …