Brickos

Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Hashim Thaçi: 6 turqit e dëbuar kanë kryer krime në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në  një deklaratë për mediet duke folur lidhur me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë pjesëtarëve të Lëvizjes Gylen në Kosovë, është shprehur se deportim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi. Thaçi ka deklaruar se turqit e deportuar kanë kryer krime në Kosovë. “Në prani të partnerëve ndërkombëtarë kemi pranuar një raport nga AKI-ja, i cili në mënyrë të detajuar sqaron pse është kërkuar arrestimi i tyre. Sipas këtij raporti, arrestimi dhe deportimit i tyre ka të bëjë me veprimtarinë e tyre të paligjshme dhe të rrezikshme në Kosovë. Ata kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Raste të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën, ka thënë Thaçi.

Ja për cilat vepra akuzohen gjashtë gylenistët e arrestuar dhe të dëbuar në Turqi

Bazuar në mediet turke, bëhet e ditur se gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë janë marrë në pyetje nga policia turke dhe janë bërë publike aktakuzën se për çfarë dyshohen gjashtë të akuzuarit.

Cihan Ozkan kishte për detyrë mbledhjen, organizimin dhe administrimin e financave ku më pas ato dërgoheshin në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara ku është selia kryesore e Fet-hullah Gulenit, me qëllim mirëmbajtjen e organizatës.

Kahraman Demirez akuzohet gjithashtu përveç organizimit nën ‘petkun’ e shkollës që vepron në Kosovë siguron lidhjet dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të organizatave që punojnë në mënyrë aktive në vendet e Ballkanit. Nën aktakuzën e njëjtë është edhe Hasan Günakan.

Osman Karakaya me profesion kardiolog akuzohet se ka ndihmuar një të burgosur i akuzuar si pjesëtar i FETO-s, duke i dhënë diagnozën si i sëmurë nga zemra me qëllim që të lirohet nga burgu. Kjo diagnozë e tij kishte bërë që personit të cilit nuk i përmendet emri kishte arritur të ike nga burgu. Për këtë veprim, kardiologu Karakya, ishte shpërblyer nga vetë z. Gulen, me një pllakatë si shenjë falënderimi.

Mediet në Turqi saktësojnë se autoritetet gjyqësore të sigurisë turke, dhe autoritetet e Kosovës zhvilluan hetime afatgjata që ndërlidheshin gjashtë personat e arrestuar. Autoritetet në Kosovë kanë qenë të informuar me dokumentet zyrtare për akuzat kundër gulenistëve gjë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në arrestimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …