Hani i Elezit nga syri i një experti të Biologjis

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani, pritën në takim përmbyllës Liridon Hoxha, Profesionist i biologjis nga diaspora në Gjermani. Liridon Hoxha me mbështetjen nga “Programi Migrimi dhe Diaspora” i GIZ-it ka qenë i angazhuar për disa muaj si Profesionist i Biologjisë për të sjellë njohuritë dhe përvojën e tij nga Gjermania në veçanti si pjesë e programit ku ekspertët dhe organizatat e diasporës me prejardhje nga Kosova dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre të origjinës. Hoxha gjatë angazhimit të tij në Komunën e Hanit të Elezit ndihmoi në ekspertizën profesionale nga këndi i një biologu ku sipas tij zhvillimi i qytetit të Hanit të Elezit si dhe pjesët rurale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ndryshime të mëdha në mjedis dhe pejsazh, e me atë edhe në natyrën e pasur të këtij regjionit. Hulumtime të faunës dhe florës në të kaluarën kanë pasë gjetje të shumta dhe cilësojnë Hanin e Elezit si pikë të nxehtë të llojllojshmërisë (biodiversitetit) në dy kuptimet, që gjenden lloje të shumta në këtë pjesë, por posaçërisht lloje që gjenden zakonisht në vende më të nxehta. Kjo e bën Hanin e Elezit të jet pikë me interes për zhvillim në drejtime të ndryshme. Gjetje të shumta të pllakave dhe gurëve antik, monedhave të periudhave të ndryshme të historisë së vjetër dhe shumë të tjera tregojnë që kjo pjesë e Kosovës, tashmë e njohur si Hani Elezit, përgjatë kohës së njerëzimit dhe civilizimit ka qenë e banuar vazhdimisht, duke cilësuar këtë vend si pikë me interes. Por edhe nga pikëpamja e shkencëtarit natyror, Hoxha vlerëson se Hani Elezit është i begatisur me një llojllojshmëri të posaçme të faunës dhe florës. Kjo rrjedhë nga veçoritë gjeografike dhe gjeologjike, rrymat e ajrit të nxehta nga jugu dhe qasja ujore përmes lumit Lepenc dhe rrjedhave të tij.Liridon Hoxha ishte promotor edhe i konceptit të turizmit rural si alternativë e zhvillimit ekonomik e cila u shtjellua në një punëtori në bashkëpunim me OJQ “Toka” nga Shqipëria, ndërsa me përvojën si dhe praktikat e mira nga Shqipëria prezantoi Catherine Bohne, përfaqësuese e OJQ “Toka”. Punëtoria kishte për qëllim identifikimin e resurseve dhe potencialeve të komunës së Hanit të Elezit. Liridon Hoxha ka bërë edhe një incizim me dron nga lartësia për të evidentuar tërë kapacitetin e komunës së Hanit të Elezit në fushën e trashëgimisë natyrore, kulturore, gjeografike dhe historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …