FILLOJNË PUNIMET NË PROJEKTIN “NDËRTIMI DHE TRAJTIMI I UJËRAVE ATMOSFERIK NË QYTET”

Komuna e Rahovecit tash e sa vite përballet intensivisht me reshje të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi të shumta në kalueshmërinë e rrugës. Kryetari i komunës Smalj Latifi me këtë rast ka thënë se: Me qëllim që të gjejmë një zgjidhje permanente ndaj këtij problemi që po përsëritet tash e shumë herë, është vendosur që bashkë me inxhinierë dhe arkitektë të komunës së Rahovecit të punojmë intensivisht dhe të dalim me një projekt i cili njëherë e mirë do i jepte fund problemeve të kamotshme të ujërave të rrëmbyeshëm që ju kanë shkaktuar dëm ekonomive familjare dhe bizneseve që operojnë në këtë segment rrugor. Projekti: “Ndërtimi dhe trajtimi i ujërave atmosferik në Qytet”, kap vlerën prej 248,702.57€, gjatësia e kanalit do të jetë 560m, kanali si i tillë do të jet me diametër të paraparë  në projekt: 2 metra me 1.30 m, kanal i tipit të mbyllur dhe do të trajtohet me të gjitha elementet përcjellëse. Pas përfundimit të punimeve në kanal, do të rregullohen edhe dy shtresa asfalt. Punimet në trajtimin e ujërave atmosferik në qytet do të fillojnë nga pika e karburantit Pompa “Veda Oil” dhe shkarkimi i këtij kanali do të bëhet në lumin Duhllo, me parametrat e nevojshëm teknik që shkarkimi të jetë i ngadalshëm. Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit të ujërave të rrëmbyeshme që përshkojnë qytetin e Rahovecit dhe ne do të vazhdojmë që këtë problem ta zgjidhim edhe në pjesët tjera për të normalizuar situatën me përmbytjet ose vërshimet. Kryetari Latifi në fund i ka uruar qytetarët për këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …