Në tri ditët e fundit, në Malishevë nuk është regjistruar asnjë rast me covid

Në tri ditët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19, ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe tetë raste. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin dhe menaxhimin e përbashkët të situatës pandemike, në mes të komunës dhe IKSHPK. “Pavarësisht kësaj qetësie të situatës me covid në Komunën e Malishevës, duhet të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend. Mbani maska, mbani distancën, pastroni duart dhe maksimalisht shmangni vendet ku ka shumë njerëz, pasi vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …