Hapen mbi 10,000 metër kanale kulluese për tokat bujqësore në komunën e Ferizajt

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, në kuadër të aktivitetit të saj, po vijon me punën në projektin për hapjen e kanaleve kulluese për tokat bujqësore. Drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami përkitazi me këtë tha se deri më tani janë hapur mbi 10 kilometër kanale kulluese të tokave bujqësore dhe se përmes saj është arritur të mbrohen nga vërshimet qindra hektarë tokë të punuara, duke mbrojtur kështu edhe kulturat bujqësore. Ky projekt është një nga zotimet e Kryetarit Aliu që po jetësohet nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …