Hapet biblioteka e dhjetë në SHFMU të Malishevës

Në vazhdën e aktiviteteve  që po zhvillohen në Komunën e Malishevës, me rastin e 10-vjetorit të Republikës së Kosovës, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Kastrioti”, në Llazicë u hap biblioteka e dhjetë  e radhës. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe me Shoqatën për Kulturë e Letërsi  “Tafil Kelmendi”. Shumë shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria e mbarë hapësira shqiptare pasuruan fondin librar të kësaj  biblioteke, e cila tashmë numëron 3321 ekzemplarë. Zyrtari i lartë për arsim, Shefqet Kryeziu, pasi falënderoi dhuruesit e librave nga mbarë hapësira kombëtare dhe ideatorin e këtij projekti, shkrimtarin, Mehdi Krasniqi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për punën mësimore dhe edukative, ku njëherit iu uroi edhe dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me zotimin se DAE, do të realizoi për bibliotekën e shkollës tuaj tërë lektyrën shkollore. Kurse, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë  e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, pasi përgëzoi nxënësit, mësimdhënësit dhe ekipin drejtues të shkollës, tha “Ju nxënës sot, fituat shokun më të mire në jetën tuja librin”, duke cituar, shkrimtarin Victor Hygon,, Kur hap një bibliotekë, mbyll një burg”. Në fund të aktivitetit, u mbajt orë letrare, ku lexuan poezitë e tyre shkrimtarë nga SHKL “Tafil Kelmendi” dhe nxënës e mësimdhënës nga grupi letrar “Tahir Foniqi” i shkollës “Gjergj Kastrioti” Llazicë dhe në fund u vizitua ekspozita e artit figurative me tematikë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës punuar grupi artistëve të shkollës në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …