Reagim 1

Reagim i Institutit të Historisë së Kosovës

Instituti i Historisë së Kosovës, “Ali Hadri” në Prishtinë ka reaguar kundër një grupi brenda këtij Instituti, të cilët kanë shantazhuar drejtorin aktual dhe disa punonjës të tjerë. Në reagimin drejtuar krerëve më të lartë të Shtetit dhe Institucioneve thuhet se nga punonjës të caktuar po pengohet procedura rreth   zgjedhjes së drejtorit. Në reagimi drejtuar kryetarit, Hashim Thaçi, kryeministrit, Ramush Haradinaj, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci dhe ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçi thuhet:

“Ne dëshirojmë  të iu shprehim shqetësimet tona si punëtorë të Institutit të Historisë lidhur me këto veprime të cilat po e pengojnë zhvillimin normal të punës sonë dhe të njëjtën kohë po cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e punëtorëve tanë përmes metodave të ndryshme antiligjore siç janë kërcënimet, shantazhet e presionet ndaj kolegëve tanë”.  Grupit shantazhues i prinë vetë Frashër Demaj. “Këtë grup të këtyre personave e udhëheq dhe e përfaqëson, z. Demaj, i cili duke pasur disa pozicione në institucione publike dhe private dhe duke e keqpërdorur pozicionin dhe autoritetin direkt, dje dhe sot ka bërë kërcënime dhe presione ndaj disa kolegëve  tanë  në Institutin e Historisë”, thuhet ndër tjera në reagimin e Institutit të Historisë të cilin e kanë nënshkruar, drejtori i Insitutit të Historisë, dr. Sabit Syla dhe nëntë punënonjës të tjerë të Institutit.

Reagim 1

Reagim 2

Reagim 3

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …