leoni

Haradinaj: 14 Dhjetori i 2018-së, ishte dita më historike për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë

Haradinaj: 14 Dhjetori i vitit 2018, ishte dita më historike për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe jashtë shtetit.Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë. 14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon. Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …