Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim drejtorin për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me sundimin e rendit dhe ligjit dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik. Nga ana e tij, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj dhe proceset nëpër të cilat po kalon. Palmer, poashtu tha se SHBA-të vazhdojnë interesimin e tyre në regjion dhe në procesin e dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Vila e Enver Hoxhës, e njohur si Vila 31 në zonën e Bllokut, në Tiranë, është shndërruar në një hapësirë artistike dedikuar artit e kulturës
Vila e Enver Hoxhës, e njohur ndryshe si Vila 31 në zonën e Bllokut, në …