Haradinaj: Nuk e kuptoj misionin e Baton Haxhiut për të na shpjeguar sa i mirë është ky, apo ai opsion

Haradinaj, i kishte dhënë leje të plotë prokurorit Blakaj për qasje në Arkivin për kategoritë e dala nga lufta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kishte dhënë leje të plotë prokurorit tashmë të dorëhequr, Elez Blakaj që të kishte qasje në Arkivin e Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Në një dokument, që mban nënshkrimin e Haradinajt dhe numrin e protokollit të Qeverisë, shihet letra që kryeministri Haradinaj ia kishte dërguar Blakajt, ku i sqaronte se në asnjë moment, asnjë individ person i Zyrës së Kryeminstrit nuk është i autorizuar të ndërhyjë në këto hetime. Po ashtu, Haradinaj kishte specifikuar se hetimet do të zgjasin 30 ditë, ndërkaq që në fund të tyre prokurori do t’i dërgojë raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij. Madje Haradinaj ia kishte bërë me dije Blakajt se sipas nevojës dhe kërkesës mund të instalohen edhe kamera të sigurisë, që mund të vëzhohen vetëm nga hetuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …