leoni

Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar që Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhje

Ish-ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar që Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhjet e ardhshme në katër komunat veriore. Ajo ka shkruar se vendimi i KEQ-së duhet të rishikohet dhe se aktiviteti i Listës Serbe duhet të ndalet. “Vendimi i KQZ-së duhet të rishikohet, dhe forca e ligjit të Republikës së Kosovës duhet të ndalojë organizatën kriminale “Lista Serbe” nga aktiviteti në territorin e Kosovës, e poashtu – të parandalojë çertifikimin dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme në komunat veriore nëse nuk duam t’ua servojmë me duart tona “parathënien për aneksimin” e veriut të Kosovës” ka shkruar ish ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Ajo ka shkruar më tutje se për këtë çështje duhet të reagon edhe kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …