Haradinaj: kapitullimi i Millosheviqit 20 vite me parë e ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik

Haradinaj: Kapitullimi i Millosheviqit 20 vite me parë e ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sot, 20 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulën të drejtës tonë për të jetuar në liri. “Kjo marrëveshje e kapitullimit të Millosheviqit ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik. NATO në këtë triumf të përbashkët me popullin e Kosovës përcaktoi se e drejta e njerëzve tanë për të thyer okupimin është e drejtë njerëzore”, ka shkruar Haradinaj. Kryeministri ka thënë se sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë për të ndërtuar themelet e të drejtës që na takonte. “Kujtojmë burrat dhe gratë e shteteve anëtare të NATO-s që u rreshtuan kundër gjenocidit dhe për lirinë, një rreshtim fisnik e sublim jo vetëm për popullin e Kosovës por për tërë njerëzimin!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …