Brickos

SHBA dhe 18 shtete të tjera sot fillojnë “BALTOPS 47” ose stërvitjen më gjithëpërfshirëse e NATO-s

SHBA dhe 18 shtete të tjera sot fillojnë “BALTOPS 47” ose stërvitjen më gjithëpërfshirëse të NATO-s të mbajtur ndonjëherë

Me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 18 shteteve të tjera sot fillon “BALTOPS 47” ose manovrat më gjithëpërfshirëse ushtarake që NATO ka mbajtur ndonjëherë. Vendet e NATO-s që do të marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake janë SHBA-ja, Turqia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Britania e Madhe, si dhe vendet partnere Suedia dhe Finlanda. Është planifikuar të marrin pjesë të paktën 8600 njësi, 50 anije dhe nëndetëse si dhe 40 avionë. Në kuadër të “BALTOPS” të këtij viti, do të zhvillohen stërvitje për shkatërrimin e minave ujore dhe të nëndetëseve ndërsa do të ushtrohet për forcimin e mbrojtjes antiajrore dhe mënyrat e mbrojtjes nga anijet armike. Në stërvitjet e vitit 2014, mori pjesë edhe Rusia, por pas aneksimit të Krimesë dhe dëmtimit të stabilitetit të Ukrainës, nuk është ftuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …