Haradinaj: Kosova humbi mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë

Haradinaj: Kosova humbi mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain. Haradinaj e ka vlerësuar senatorin amerikan si mik të çmuar të Kosovës, dhe hero të Amerikës. “I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës. Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë. Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …