Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka ndërmarrë vendime në të mirë të qytetarëve

Haradinaj: Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përhershme

Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësues të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) të prirë nga Sharon Hart, presidente e RIT/Kosova (AUK) të cilët i njoftoi me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për intensifikimin e veprimeve për përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës i kanë ndjenjat unike për Amerikën dhe miqësia jonë me amerikanët është përhershme. Ndërkohë, përfaqësuesit e Universitetit Amerikan në Kosovë i thanë kryeministrit Haradinaj se arsimi është themeli i një shoqërie moderne dhe ekonomikisht të zhvilluar, prandaj fokusimi i institucionit që ata drejtojnë është që t’i ndihmoj shtetit të Kosovës përmes ngritjes së ekspertëve të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …