Haradinaj: Ndaj 16 bujqve në Rahovec ndërhynë Njësia Speciale, ndërsa dje 400 persona në shesh askush nuk i ndalojë

Haradinaj: Ndaj 16 bujqve ndërhynë Njësia Speciale, ndërsa dje 400 persona në shesh askush nuk i ndalojë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Rahovecit. Në këtë vizitë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet bujqve të Rahovecit nga qeveria. 16 bujq kishin dalë për të shitur produktet e tyre në tregun e ri, duke respektuar distancën dhe rregullat e IKSHPK, por u larguan nga Njësia Speciale. Ndërsa, Haradinaj ka sjellë në vëmendje se dje 400 persona dolën në shesh dhe nuk i ndali askush. Këtë situatë, Haradinaj e ka quajtur të padrejtë. “Qeveria e Kosovës, edhe pse nuk i ka përfshirë në pakon e parë, duhet të gjejë zgjidhje dhe t’i ndihmojë fermerët”, tha mes tjerash ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …