Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Haradinaj: Në vitin 1981 mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981. Ai e cilësoi  këtë epokë si vendimtare të histrorisë së Kosovës, ku mijëra studentë kundërshtuan shtypjen dhe pabarazinë. “Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë. Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit” ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …