Ramush Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re

Haradinaj: Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve në kohështrirje të ndryshme kanë njohur burra trima e luftëtarë

Në shenjë nderimi për veprën e martirëve që u pushkatuan para 77 vitesh në Remnik të Vitisë, sot në këtë vend përurorhet busti i udhëheqësit atdhetar të asaj kohe, dëshmorit Selim Sejdiu, dhe bashkëveprimtarëve të tij. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se me nderimin ndaj martirëve të pushkatuar më 1942, mbajmë të gjallë kujtimin për sakrificën shqiptare ndër breza. “Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve në kohështrirje të ndryshme kanë njohur burra trima, luftëtarë e udhëheqës largpamës, të cilët me qëndresën e tyre ruajtën nderin e atdheut. Me nderimin ndaj martirëve të pushkatuar në Remnik të Vitisë, më 1942, mbajmë të gjallë kujtimin për sakrificën shqiptare ndër breza. Sot, në shenjë respekti për veprën e tyre kulmore për liri e bashkim, Remniku përuron bustin e udhëheqësit atdhetar të asaj kohe, dëshmorit Selim Sejdiu, dhe bashkëveprimtarëve të tij. Lavdi të gjithë të rënëve, që u flijuan në çdo periudhë të historisë kombëtare”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …