Haradinaj: Po punojmë për liberalizimin e vizave por nuk falim territor në këmbim të tyre

Haradinaj: Po punojmë për liberalizimin e vizave por nuk falim territor në këmbim të tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në komunën e Junikut ka thënë se nuk jepet territor për liberalizim vizash. Ai po ashtu iu ka thënë junikasve se janë duke punuar natë e ditë për liberalizimin e tyre. Në kohën sa ishte në opozitë Haradinaj kishte kundërshtuar versionin emarrëveshjes aktuale për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nënshkruar në vitin 2015 për shkak se bazuar në këtë ujdi, thuhej se Kosova kishte humbur 8 mijë hektarë tokë. Në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit kishte shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri. Demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbeten kushte të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …