Brickos

Haradinaj: Presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë

Haradinaj: Presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister është pritur në takim edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka njoftuar se në takimin me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së është biseduar për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës. Liderin e Partive Popullore Europiane dhe mikun gjerman e njoftova për dinamikat e reja në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe kërkova përkrahjen e tij në strukturat e PE-së, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës. Kosova ka shënuar progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore dhe ky përparim është vlerësuar pozitivisht nga Parlamenti Europian, prandaj me optimizëm presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka thënë kryeministri, Ramush Haraqdinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …