Haradinaj: Puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror

Haradinaj: Puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në festivalin tradicional të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec. Ai ka thënë së puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror. “Rahoveci ka krijuar një traditë të gjatë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verërave cilësore. Sot, pata kënaqësinë të jem i pranishëm në , festivalin tradicional të vjeljes së rrushit. Puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror. Si Qeveri, u kemi dhënë mbështetje të parezervë vreshtarëve dhe do të vazhdojmë të kontribuojme që prodhimet vendore të jenë të pranishme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e jashtëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …