Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Kryetari, Hashim Thaçi, konfirmoi se sot nuk do të ketë takim me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi se sot nuk do të ketë takim me kryetarin  e Serbisë, Aleksander Vuçiq, sepse sipas tij  mospajtimet po thellohen por dialogu duhet të vazhdojë dhe nuk ka alternativë tjetër. Thaçi në një deklaratë për media në Bruksel tha se Kosova dhe Serbia kanë konflikt një shekullor dhe çështjet nuk mund të zgjidhen brenda një dite apo jave. “Ka shumë takime të rënda, me gjasë shumë të vogla për marrëveshje, por dialogu duhet të vazhdojë. Ka pengesa të mëdha, ka dallime të mëdha, por dialogu për paqe e fqinjësi të mirë nuk ka alternativë. Është një konflikt një shekullor dhe nuk mund të zgjidhen brenda një ditë, jave por njerëzit meritojnë paqe edhe marrëveshje”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …