Haradinaj: Qeveria në largim të kthehet në kushtetutshmëri e në respektim të ligjeve që të ruhet jeta e qytetarëve të vendit

Haradinaj: Qeveria në largim të kthehet në kushtetutshmëri e në respektim të ligjeve që të ruhet jeta e qytetarëve të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ministri në largim, Arben Vitia dhe u.d i ministrit në largim, Xhelal Sveçla, kanë shkaktuar pasoja në shumë drejtime dhe atë deri në humbjen e jetës së një të riu. “Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore. I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …