Haradinaj: Rëndësia e fillimit të luftës, të “Epopesë së Koshares”, ka qenë e madhe, historike, me dimensione të mëdha

Haradinaj: Rëndësia e fillimit të luftës, të “Epopesë së Koshares”, ka qenë historike, me dimensione të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. Ai, gjatë fjalës së tij në këtë Akademi përshkroi dimensionet e “Epopesë së Koshares”, të heroit Sali Çekaj, duke thënë se rëndësia e fillimit të luftës, të “Epopesë së Koshares”, ka qenë e madhe, historike, me dimensione të mëdha, duke hyrë në ato momentet më vendimtare në rrugën deri në liri. Në këtë akademi, nga një fjalë rasti mbajtën edhe Agron Isufi, në emër të “Brigadës 138 Agim Ramadani” dhe në emër të familjarëve të dëshmorëve dhe të familjes së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, djali i Heroit, Hysen Çekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …