leoni

Fatmir Limaj: Vepra kolosale e heroit, Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij

Fatmir Limaj: Vepra kolosale e heroit, Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies se Sali Çekajt. Limaj ka thënë se ai ishe atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Ai ka shkruar se vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij. “Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares, Sali Çekaj. Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij. Ndonëse po bëhen 20 vjet nga rënia e gjeneral Çekajt, kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …