Haradinaj: Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ai është shprehur i nderuar që kishin mundësinë të bashkëpunoi me Rugovën në një periudhë vendimtare për vendin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinja ka shkruar se me vizionin e tij shtetformues, Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK: Nuk kërkojmë poste, por institucione funksionale – Qeveria e re të fokusohet te ekonomia dhe projektet e bllokuara

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mbetet subjekti i vetëm politik që, sipas …