leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Sa më parë ta krijojmë ushtrinë dhe ta revitalizojmë Trepçën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndër dy tema, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme ka veçuar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe revitalizimin e Trepçës. Ai ka shkruar se pasi  demarkacioni është tërhequr nga votimi në Parlament dhe Asociacioni është gjetur se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, dhe meqenëse këto dy marrëveshje kanë mbërritur në një pikë të kundërshtimit të përgjithshëm politik e popullor, Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, të heq dorë nga eksperimentimi i mëtejshëm me to, dhe t’i tërheq ato në versionin e tanishëm. Kosova sot përballet me një varg çështjesh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Dy prej temave kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë:  Krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet urgjentisht, dhe shtyrja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, po bëhet pa asnjë arsye të qëndrueshm dhe Trepça, si njëra prej potencialeve më të mëdha të Kosovës, duhet të revitalizohet urgjentisht dhe të mos lihet kështu siç është, në duart e eksploatuesve ordinerë!

Kontrolloni gjithashtu

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit, Donald Trump, …