Haradinaj: Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nëpër shekuj

Haradinaj: Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nëpër shekuj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka vizituar sot qytetin e Shkodrës ku është pritur nga kryetarja Vloniata Ademi. Ai këtë vend e ka vlerësuar si adresë të kombit tonë, që na ka bërë krenarë nëpër shekuj. “Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nepër shekuj. Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini”, ka shkruar Haradinaj me rastin e vizitës së tij në Shkodër. Ai ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke. “Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …