Nesër në Ferizaj nderohen dëshmorët e kombit Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu në përvjetorin e rënies heroike

Nesër në Ferizaj nderohen dëshmorët e kombit Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu në përvjetorin e rënies heroike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj me anë të një njoftimi fton për homazhe në ditën e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Naim Beka – Sokoli, Agim Matoshi dhe Avni Shehu.” Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Naim Beka – Sokoli, Agim Matoshi dhe Avni Shehu, ftoheni nesër me datë 25.10.2018 në ora 10:00 – për homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj për dëshmorët Naim Beka dhe Agim Matoshi. Në ora 11:30 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Kaçanik për dëshmorin Avni Shehu. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …