Ramush Haradinaj

Haradinaj: Tani çdo qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas aprovimit të projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka thënë se është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të cilët nga tani mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të.

“Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të. Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë. Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …