Haradinaj u bënë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit

Haradinaj u bënë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit në vendin e tyre. Sipas Haradinajt, vota e shqiptarëve “pro” është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. “Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …