Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza për kryetarin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë. Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
