Shkruaj për bashkëluftëtaret! Kujtdo që mund të i ngritët Aktakuzë nuk mund të konsiderohen fajtor! E kuptueshme që Gjykata Speciale do të përpiqet të arsyetoj themelimin e vet dhe arsyeshmerinë e punës se sajë?! Vet orientimi që të ngritën akuza në nivelin e hierarkisë. Kjo kishte pasur peshë dhe do të ishte me vend po të veprohej në hierarkinë e ushtrisë e të shtetit serb pasi që ata kanë vepruar me struktura të organizuara dhe të strukturuara zyrtare e të urdhëruara nga rangu hierarkik shtetëror. Në ketë rast që në start Aktakuza s’ka bazë për të gjykuar udhëheqjen e luftës mbrojte e luftëtarëve vullnetarë të UÇK-së .Kot e kanë kolaboracionistet se gëzimi nuk ju zgjat shumë. Sepse çlirimtaret dëshmojnë pafajësinë dhe kthehen ballë-hapur e krenar edhe ma të fuqishëm. Momenti kur po ndodhë ngritja e akuzave ka qëllim politik të godet udhëheqësit e UÇK-së që në cilën do variant të vendoset marrëveshja me Serbinë luftëtarët të janë në pozitë të pa lakmueshme dhe të hutuar. Jam shumë i bindur se Gjykimi do të jetë i drejt dhe nuk mund të konstatohet se aktakuza ka bazë të fajësisë. Gjykata ketë Akuzë do ta hedhë poshtë, kjo është veçse një farse. Evropianet u përpoqën që dy ditë para se të shkojnë kosovaret në Amerikë të i thërrasin në Bruksel që Evropa ta merr fatin e Kosovës në dorë e të bëjnë si të duan e si që kanë vepruar në te kaluarën historikisht në kurriz të shqiptarëve. Prandaj jam shumë i bindur se përfundimi i krejt KSAK maskarade do te jetë i turpshëm për ata që njollosen luftën çlirimtare dhe Kosovën. Çlirimtaret do te janë edhe ma të fort dhe lufta çlirimtare do te jetë edhe ma brilante.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Halimi: PASQYRIMI I LUFTËS SË UÇK-së NË FUSHËN E ARTIT, KULTURËS E SHKENCËS
Lufta e UÇK-së në Kosovë, deri tani është paraqitur përmes përvjetorëve të masakrave të ndryshme, …