Ramush Haradinaj

Haradinaj: UÇK-ja ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza për kryetarin e vendit, Hashim Thaçi  dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve  të tjerë. Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …