Haradinaj: Vepra e Jetë Hasanit i bashkon etapat

Haradinaj: Vepra e Jetë Hasanit i bashkon etapat

Kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit të Kombit, Jetë Hasani në fshatin Pjetërshticë të Komunës së Shtimes. Duke folur për jetën dhe veprën e tyre heroike të dëshmorit, Jetë Hasani, kryeministri, Ramush Haradinaj theksoi se vepra e Jetë Hasanit i bashkon këto etapat. “Brezi ynë i UCK ishte brezi më me fat ishte brezi që e kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri. Ishte ky brez që arriti ato mendime, sakrifica, vuajtje, atë çmim të të gjithë kohës për ta kulmuar përmes pushkës së lirisë. Vepra e Jetë Hasanit i bashkon këto etapa. Jetë Hasanin e gjejmë në kohërat e hershme të ideve kombëtare, e gjejmë në përpjekjet e tij për ta mbijetuar shqiptarin edhe përmes shkollës shqipe dhe e gjejmë gjithnjë me idetë e tij të lirisë dhe të bashkimit kombëtar” , theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, përfaqësues institucionalë, deputetë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …