Nait Hasani

Hasani: Qëllimi i koalicionit PDK-LDK-Srpska është kryer kur Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i vendit

Deputet i PDK-së, Nait Hasani konsideron  se qëllimi i koalicionit PDK-LDK-Srpska është kryer në momentin kur Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i vendit dhe tash mund të flitet për zgjedhje të reja. Kjo nuk është tradhti ndaj LDK-së.  Thaçi ka ardhur në krye të shtetit të Kosovës njëjtë sikur paraardhësit e tij, përveç Atifete Jahjagës të cilën e zgjodhi ambasadori amerikan, i asaj kohe. Kjo nuk është praktikë e mirë, por Thaçi ka një elektorat të madh dhe tregon një stabilitet në Kosovë”, ka thënë Hasani. Inaugurimin në shesh në këtë formë e kemi parë vetëm në republikat presidenciale, kur zgjidhet nga populli. E në rastet kur zgjidhet nga Kuvendi, kjo është hera e parë, ka thënë mes tjerash, deputeti Nait Hasani për KTV-në.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …