Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Hashim Thaçi: E di që na presin bisedime të vështira që të merremi vesh me Serbinë për kufirin…

Kryetari, Hashim Thaçi në një konferencë për media para takimit të së dielës me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuqiq, ka thënë se na presin bisedime të vështira. Arritja e marrëveshje gjithëpërfshirëse është e domosdoshme në mënyrë që ne si shtet të bëhemi pjesë e OKB-së, dhe në NATO. Kosova si gjithmonë edhe në fazën finale do ta ketë mbështetjen e SHBA-së, që është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, gjithashtu edhe shtetet evropiane janë të interesuara për normalizimin e marrëdhënieve. Duhet të tregojmë përgjegjësi më të lartë, por edhe marrjen e kredive. Nevoja e arritjes së marrëveshjes i tejkalon afatet tona politike, por edhe ato të partive politike. Kjo çështje na takon të gjithëve, është interes i të gjithëve, dhe i qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi. Çështja e kufirit do të jetë në tavolinën e bisedimeve, ka thënë ai i pyetur për mundësinë e rishikimit të kufijve. Kosova me Serbinë nuk ka pasur kufi në të kaluarën, dhe ka rreth 400 kilometra vijë kufitare. Sipas Thaçit, do të jetë  e vështirë të merremi vesh me Serbinë për kufirin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …