Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur kthim prapa mos votimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Ai për këtë ka fajësuar mungesën e deputetëve në seancën e Kuvendit. Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit. Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme, ka shkruar kryetari Thaçi në një postim të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
